Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Thiago Motta në vend të Xavit? Nuk besoj, Barcelona luan tjetër futboll”

Nervoz në minutat e fundit, Motta: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë
Nervoz në minutat e fundit, Motta: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë

Thiago Motta është një nga emrat që përfliten për të zëvendësuar Xavin te Barcelona në fundin e këtij sezoni. Ish-kapiteni njoftoi disa ditë më parë se nuk do të jetë më tekniku i ekipit katalanas në verë.

Dhe një tjetër ish-mesfushor si Thiago Motta, i cili luajti në “Camp Nou” në vitet 2001-2007, është një nga kandidatët për postin e teknikut të ri të kampionëve në fuqi të Spanjës.

Italo-braziliani po bën një punë të shkëlqyer te Bologna. 41-vjeçari pëlqehet edhe nga Milani si pasuesi i Piolit, ndërkohë që Cesc Fabregas thekson se stili i lojës së Thiago Mottës nuk përshtatet me Barcelonën.

Nuk befasohem nga largimi i Xavit. Ndodhem në futboll prej vitesh dhe kam parë gjithçka. E njoh Xavin si futbollist dhe si njeri, por jo si trajner. Është një person shumë pozitiv dhe i lumtur.

Lexo edhe: 

Ai dëshiron të fitojë gjithmonë, beson gjithmonë në atë që bën. Shumë talente të Barcelonës janë rritur me të. Sigurisht që momenti nuk është i mirë, por Barcelona është një nga tri klubet më të mëdha në botë. Ka shumë presion.

Thiago Motta? Ai po bën shumë mirë, futbollistët e tij kanë shumë dinamizëm. Qendërmbrojtësi i avancon përpara, anësorin e majtë e sheh në të djathtë në një moment… Më pëlqen shumë Bologna e tij.

Por, unë nuk e di nëse është profili i duhur për Barcelonën. Thiago mund të përshtatet, edhe pse Barça luan në një mënyrë tjetër. Gjithsesi, unë e përsëris që më pëlqejnë shumë si luajnë skuadrat e Mottës”, theksoi trajneri i Comos në Serie B.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...