Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Thirrja e Pochettinos: Broja, qeshu dhe beso më shumë te vetja!

Chelsea fitoi 4-0 përballë Prestonit në FA Cup. Pjesa e parë u mbyll pa “krisma”, ndërkohë që Armando Broja hapi serinë e golave për skuadrën e Mauricio Pochettinos në fraksionin e dytë të takimit.

Trajneri argjentinas u ndal edhe te sulmuesi shqiptar, të cilin e fton të jetë më i qeshur dhe të ketë më shumë besim tek aftësitë e tij.

Fitore shumë e mirë. Isha disi i zhgënjyer nga pjesa e parë, sepse e nisëm shumë keq. U kërkova djemve të luanim me më shumë energji. Pjesa e dytë ishte ndryshe. Dominuam, krijuam raste dhe e merituam fitoren.

Lexo edhe:

Broja? Mendoj se do të ishte fantastike që t’i rritej vetëbesimi pas këtij goli. Armando duhet të buzëqeshë, duhet të jetë pozitiv dhe të ndryshojë gjuhën e trupit.

 

Sigurisht që performancat pozitive dhe shënimi i golave do të sjellin përmirësimin e tij. Ka rëndësi të madhe për Chelsean dhe për vetë Armando që të ketë më shumë vetëbesim”, u shpreh Pochettino.

Pjesë e dytë “zjarr”/ Gol dhe festë me shqiponjë, nota për Armando Brojën

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...