Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana/ Aksionet e familjes Halili dalin në shitje, zbulohet arsyeja

halili

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje.

Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të klubit të futbollit Tirana, të cilat i përkisnin Presidentit të klubit Refik Halili dhe që ishin prej kohësh nën sekuestro, një ankand ky që do të mbyllet në datën 22 prill, të martën e ardhshme dhe ku çdo i interesuar mund të blejë kuotën e mazhorancës të klubit më të titulluar në vend, teksa pjesa tjetër prej 34%  të aksioneve është në pronësinë e Bashkisë Tiranë.

Lexo edhe: 

Siç ka mundur të mësojë “SuperSport”, bëhet fjalë për një detyrim të vjetër të shoqërisë “Halili shpk”, ndaj familjes Preza. Në origjinën e tij është ndërtim i administratorit të shoqërisë, Refik Halili në tokën e kësaj familjeje që ka fituar prej kohësh të drejtën e dëmshpërblimit në të gjitha seancat e gjyqësorit, arsye për të cilën deri më tani aksionet e familjes Halili kanë qenë nën sekuestro.

Bëhet fjalë për një detyrim që bashkë me kamatvonesat kap shumën e 2 milionë e 400 mijë eurove, shumë kjo që duhej të shlyhej nga Refik Halili ndaj familjes Preza.

Shoqëria përmbarimore e ngarkuar për të ekzekutuar vendimin pasi ka tentuar pa sukses gjetjen e një zgjidhjeje me marrëveshje, ka konstatuar se familja Halili nuk disponon asnjë pasuri tjetër për t’u vënë nën sekuestro për shlyerjen e këtij detyrimi, pasi çdo aset tjetër i  Presidentit të Tiranës rezulton i bllokuar për shkak të borxheve apo kredive ndaj dhe ka sekuestruar 66% të aksioneve të Refik Halilit te Tirana, të cilat tanimë kanë dalë në shitje në një ankand me vlerë fillestare 161 720 400 lekë. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë të interesuarit për blerjen e kësaj kuote aksionesh në ankandin që përjeton fazën finale në ditën e martë, ashtu si dhe reagimi i vetë Presidentit të Tiranës në lidhje me këtë çështje.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...