Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana e Kukësi shkëputen në krye, Skënderbeu e Kastrioti me numër njëshifror pikësh

Tirana dhe Kukësi shkëputen në kreu pas 11 javëve të para të Abissnet Superiores. Bardheblutë ia dolën të marrin tre pikët në transfertën ndaj Egnatias, falë golave të Ismailgecit dhe Ngo’o në pjesën e parë, duke ruajtur kreun me 24 pikë.

Nga ana tjetër verilindorët e Longos vijojnë të shkëlqejnë dhe triumfuan me rezultatin tenistik 1-6 ndaj Kastriotit në Kamëz, duke ruajtur vendin e dytë, me një pikë më pak se Tirana dhe e shkëputur 6 pikë nga Vllaznia ndjekëse.

Humbin një mundësi të mirë për të ndjekur kryesuesit edhe shkodranët, që nuk shkuan përtej barazimit 1-1 me Teutën, megjithatë vlen të theksohet se ky rezultat ishte si një fitore për ta, duke qenë se luajtën përreth një orë me një lojtar më pak.

Gjejnë fitoren Laçi e Partizani, që ngjiten në vendin e katërt dhe të pestë me nga 15 pikë secila, ndërsa Skënderbeu dhe Kastrioti mbeten në fund me përkatësisht 8 dhe 5 pikë.

Rezultatet e javës së 11:

Renditja:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...