Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tjetër rekord/ Pep Guardiola shkruan historinë te City, lë pas Mourinhon

Manchester City fitoi 3-0 ndaj Brighton të mërkurën, sukses që riktheu ekipin e Pep Guardiolës në krye të Premier League me një pikë më shumë se Liverpooli i Jurgen Klopp.

Një triumf historik dhe i veçantë për trajnerin spanjoll, i cili ka regjistruar fitoren numër 250 në krye të Manchester City që prej vitit 2016, kohë kur mori drejtimin e “Cityzens”.

250 fitoret në të gjithë kompeticionet, janë arritur në 344 ndeshje si timonier i Manchester City, një rekord unik që nuk e ka regjistruar asnjë trajner tjetër në stolin e një skuadre angleze në kaq pak ndeshje.

Në vend të dytë renditet Jose Mourinho me 250 suksese në 396 ndeshje. Më pas Kenny Dalglish me 250 fitore në 429 përballje, e me radhë Arsene Wenger dhe Don Revie.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...