Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trajneri i Belgjikës paralajmëron largimin e Lukakut dhe Hazardit nga klubet e tyre

Roberto Martínez nuk ka përfshirë as Hazardin dhe as Lukakun në listën e kombëtares belge për ndeshjet e muajit mars. Tekniku spanjoll shpjegoi se ka menduar të grumbullojë lojtarë që kanë më pak se 50 ndeshje me përfaqësuesen, për të parë përparimin e tyre. “Peshat e rënda” e rënda janë lënë pushim, megjithëse ky nuk është rasti i Eden Hazard, që është në rënie të lirë. Roberto Martínez, trajneri belg, ka analizuar situatën e Hazard dhe të ardhmen e tij në kombëtare.

“Është ende herët për t’u shqetësuar për Kupën e Botës. Ne i njohim mjaft mirë cilësitë e tyre. Romelu dhe Eden janë thelbësorë për ekipin kombëtar dhe sigurisht të qenët në formë në kohën e duhur është e rëndësishme në futboll.”

Trajneri parashikon ndryshime në të ardhmen.

“Po vjen vera tjetër, kështu që do të ketë ndryshime në ekipe të ndryshme. E njëjta gjë vlen edhe për Lukakun dhe Hazard: situata e tyre do të rishikohet kur të fillojë sezoni i ri. Duam që lojtarët tanë të jenë të lumtur në fushë dhe të bëjnë ndryshimin. Ky është edhe objektivi i tyre, megjithëse tani janë në një situatë të pazakontë”, shpjegoi trajneri spanjoll.

Lajme të tjera

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...