Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Transferimi i vitit/ Babai paguan 200.000 mijë euro për ta regjistruar, presidenti: Ka luajtur vetëm FIFA!

Merkato e futbollistëve tashmë është mbyllur dhe përveç lëvizjeve të bujshme e me shumë para në lojë, ka edhe nga ato të çuditshmet. Kështu, ka ndodhur me klubin e divizionit të tretë në Çeki, Usti Nad Labem që në këtë merkato firmosi me Martin Podhajsky, një 22-vjeçar i cili nuk ia ka haberin futbollit. Studenti në fjalë nuk është marrë kurrë më parë me futboll apo me ndonjë sport tjetër, por ishte dëshira e babait të tij që ky i fundit të ishte pjesë e një skuadre.

Në këtë formë, për ta regjistruar në ekip, babai i 22-vjeçarit pagoi plot 200.000 euro teksa palët kanë edhe një tjetër marrëveshje. Podhajsky duhet të luajë me patjetër të paktën 10 minuta në çdo ndeshje ndërsa do të zëvendësojë në sulm kapitenin e ekipit.

Lexoni edhe:

Sakaq, presidenti i klubit çek, Premysl Kuban u shpreh se nuk mund ta refuzonte një ofertë të tillë dhe se për aq para sa arkëtoi do të lejonte këdo të luante në ekip.

“E vërteta është se ai nuk ka luajtur kurrë futboll. Ka luajtur vetëm FIFA, por 200.000 euro nuk është një shumë që të ofrohet në përditshmëri. Për atë shumë parash unë do të lejoja këdo të luante futboll në ekipin tim. Podhajsky është një student i drejtësisë, por shprehu dëshirën për të luajtur futboll dhe babai i tij bëri lëvizjet e duhura”, u shpreh presidenti i klubit çek.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...