Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tri fitore radhazi, Ten Hag: E shijova, United ka rigjetur mentalitetin e duhur

Moment pozitiv për Manchester United. “Djajtë e Kuq” siguruan tri pikë të arta falë suksesit 1-2 në fushën e Aston Villës, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në Premier League.

41 pikë numëron United, 6 larg zonës Champions League. Trajneri Erik ten Hag vlerësoi karakterin dhe mentalitetin e djemve të tij në prononcimin pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

VIDEO/ Spektakël në “Villa Park”, Manchester United merr tri pikë të rëndësishme

Fitore e madhe. Më pëlqeu shumë skuadra, sidomos në 20 minutat e para. Kontrolluam ndeshjen edhe pas golit të parë, por humbëm shumë raste. Kishim disa mundësi të mira në kundërsulm.

Lexoni edhe:

Luftuam fort për të marrë tri pikët edhe pasi rezultati u barazua 1-1. Jam i lumtur që arritëm të fitonim këtë përballje me intensitet të lartë. Në minutat e fundit u zhvillua një lojë e hapur nga të dyja skuadrat.

Më vjen mirë që kemi rigjetur mentalitetin e duhur. Nevojitej një karakter i fortë për të thyer Aston Villën në fushën e vet. Më pëlqyen edhe lojtarët që erdhën nga pankina”, u shpreh trajneri holandez i United.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...