Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trofeu “Bernabeu”, shënon Higuain, por triumfon 3-1 Reali

Në edicioni i 39-të i trofeut “Santoago Bernabeu” Realit i Madridit pati përballë Milanin, që kishte zgjedhur pikërisht këtë sfidë për debutimin e Gonzalo Higuainit, një ish i “Los Blancos”. Sulmuesi argjentinas nuk i zhgënjeu pritshmëritë e tifozëve kuqezi, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1, teksa më parë kishte zhbllokuar takimin Karim Benzema që në minutën e dytë. Një goditje e befasishme e “El Pipitas” nga jashtë zonës e gjeti të papërgatitur portierin Navas.

Gjithsesi, në fund të pjesës së parë, Gareth Bale, i cili duket se ka marrë rolin e liderit në sulm pas largimit të Ronalos realizoi golin e 2-1 për skuadrën “merengues”, ndërsa Mayoral në minutat shtesë gjeti golin e tretë për Realin dhe të fundit të sfidës. Në pjesën e dytë Lopetegui e ndërroi të gjithë skuadrën, duke kryer plot 11 ndërrime.

Momente emocionuese në minutën e 77-të, kur Luka Modric mori vendin e Iscos dhe një “standing ovation” nga tifozët e Bernabeut, si për ta falënderuar apo bindur se nuk duhet të largohet nga Reali.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...