Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Troisi: Kam pak lojtarë, pres të tjerë te Flamurtari

Marcelo Troisi, evidentoi momentet e diskutueshme të sfidës me Kukësin, duke lënë të kuptohet se sipas tij vlonjatët janë dëmtuar. Sa i përket situatës së krijuar te kuqezinjtë, u shpreh:

“Rreth kontratave jam akoma optimist edhe pse është një situatë e vështirë. Kam pak lojtarë në dispozicion. Jam ende në pritje, për të parë se çfarë do të ndodhë dhe se si do të punojmë.”

Rasti i penalltisë: Për mua nuk është penallti, është prekur dukshëm topi nga portieri. Ndërsa për pretendimin e Ribajt, ishte shumë e shpejtë në fushë dhe nuk u duk mirë, ndërsa lojtari i Kukësit (Lulaj) kishte dorën të hapur dhe ishte penallti.

Mungesa e prezantimit: Për këtë duhet të pyesni presidentin. Kam dëgjuar që ka pasur një mungesë respekti kundra meje. Kam luajtur dhe kam vite që jam në futboll. Kam respekt për shqiptarët, dikush thotë që unë nuk jam trajner. Unë nuk debatoj se kush merr vesh më shumë për futbollin. Unë jam brazilian dhe në Brazil nuk ekziston kjo puna e licencës. Nuk kam ç’të them se pse nuk jam ende trajner i Flamurtarit. Detyra ime është të punoj dhe nuk di gjë për prezantimin zyrtar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...