Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tuchel i heq përgjegjësinë Jorginho-s për gabimin që i kushtoi golin ndaj United: E kishin fajin dritat!

Jorginho ishte protagonist kryesor në sfidën e djeshme mes Chelsea dhe Manchester United në Premier League, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1. Mesfushori fillimisht bëri një gafë në stopim, nga e cila përfitoi Jadon Sancho që ndëshkoi blutë e Londrës.

Megjithatë, pak minuta më vonë, italo-braziliani e hoqi peshën e fajit teksa realizoi golin e barazimit nga pika e bardhë. Pas sfidës, trajneri Tomas Tuchel i ka dalë në krah lojtarit të tij dhe gabimin në stopin ia adresoi dritave në stadium.

“Jorginho e gjykoi gabim situatën dhe mendoj se ishte shumë i shqetësuar nga dritat në stadium. Janë gjëra që ndodhin, por kërkon shumë kurajo që nga ky gabim të mos prekesh dhe të vazhdosh lojën e më pas të shënosh nga penalltia. Jam shumë i lumtur që Jorginho ia doli”, u shpreh Tuchel.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...