Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

U dëmtua në kombëtare, Allegri humbet për 20 ditë “ushtarin” e besuar

Pauza e kombëtareve sjell gjithnjë shqetësime fizike te futbollistët, probleme që më pas i vuajnë klubet. Këshu ndodh edhe në shtëpinë e Juventus, aty ku Danilo pësoi një dëmtim në sfidën e Brazilit me Venezuelën. Raportimet e para ishin shqetësuese për kapitenin e bardhezinjve, megjithatë së fundmi flitet për një pauzë prej 20 ditësh.

Kështu, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion një nga besnikët e tij për ndeshjet me Milanin, Veronën, Fiorentinën dhe Cagliarin. Në fakt, për sfidën me sardët, Danilo edhe mund të rikuperojë.

Lexo edhe: 

Megjithatë, stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër” nuk e ka ndërmend ta rrezikojë 32-vjeçarin, edhe për shkak se trajneri Allegri kërkon ta ketë me patjetër në organikë për ndeshjen me Interin më datë 26 nëntor. Kështu, Danilo do të humbasë grumbullimin e radhës me kombëtaren “Selecao” e pritet të rikthehet në fushë plotësisht i riaftësuar në fundin e muajit nëntor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...