Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Unë si Haaland dhe Mbappe? Jo, skuadrat e tyre shënojnë shumë”, Felix i penalizuar nga Simeone

Erling Haaland, Kylian Mbappe apo edhe Vinicius Junior te Real Madrid kanë rrëmbyer në sezonet e fundit vëmendjen e tifozëve dhe specialistëve të futbollit që identifikojnë tek këta të rinj, të ardhmen e futbollit pasi tashmë Ronaldo apo Messi janë duke prekur fundin e karrierës. Megjithatë, një nga të rinjtë më premtues është edhe Joao Felix i Atletico Madrid.

Gjithsesi, emri i pportugezit nuk lakohet shpesh dhe as nuk rreshtohet përkrah atij të Mbappe apo Haaland. Vetë Felix është i vetdijshëm dhe e pranon diçka të tillë, madje vetë 22-vjeçari shpjegon arsyen. Sipas tij, fakti që luan në një skuadër si Atletico Madrid me trajner Diego Simeonen që njihet për taktikat difensive, e penalizon në krahasim me lojtarët e tjerë të brezit të tij.

“Mua më mungon vazhdimësia dhe lojtarë si Haaland, Mbappe apo Vinicius Junior luajnë në skuadra krejtësisht të ndryshme nga ekipi që luaj unë. Janë skuadra shumë ofensive dhe shënojnë shumë gola në një ndeshje, kjo i lejon edhe këta lojtarë të kenë më shumë vazhdimësi dhe të shënojnë më shumë se të tjerët. Megjithatë, unë punoj çdo ditë që të shkoj në nivelin e tyre sepse golat bëjnë diferencën në futboll, shpresoj t’i arrij sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Felix për TNT Sports.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...