Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vanoli largohet me kokën pas, mesazhi për mikpritjen shqiptare

Rodolfo Vanoli largohet drejt vendlindjes së tij pas përfundimit të sezonit në Kategorinë Superiore. Përvoja e tij në krye të “Nëndetëses Blu” (mori një seri humbjes dhe vetëm një fitore në derbi me Tiranën) nuk ishte për t’u mbajtur mend, skuadra ra në Kategorinë e Parë, duke mos përmbushur pritshmëritë. Trajneri italian në prononcimet e tij ka lënë të kuptohet se dëshiron ta drejtojë Dinamon edhe në Kategorinë e Parë, madje duke vendosur edhe një objektiv madhor, përveçse ngjitjes në Superiore: fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Vanoli, siç e dëshmon edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram, është larguar me kokën pas. 59-vjeçari ka shkruar një letër falënderimi për stafin e holetit ku ka qëndruar në Shqipëri, duke lënë të kuptohet se do të do të kthehet në vendin tonë.

Letra e Vanolit:

“Faleminderit…

Me praninë tuaj, më ndihmuat të njoh mirësjelljen dhe mikpritjen e popullit shqiptar….

Faleminderit….

Që më bëtë të ndihem si në shtëpi…

Faleminderit…

Për miqësinë tuaj…

Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rodolfo Vanoli (@rodolfo.vanoli)

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...