Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen dhe Hamilton shokë skuadre? Kampioni holandez shuan dilemat

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton asnjëherë nuk do të mund të garojnë për të njëjtën makinë. Diçka të tillë e ka deklaruar holandezi, para garës së fundit të sezonit që do të zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dabi.

Unë në të njëjtën skuderi me Hamilton? Kjo gjë s’ka për të ndodhur kurrë. Ndaj, herë tjetër mos më pyesni për këtë gjë”, u shpreh kampioni i trefishtë në garat e shpejtësisë. Piloti i RedBullit vazhdon:

Lexo edhe:

Në Formula ka mjaft pilotë të tjerë – të cilët janë miqtë e mi – që meritojnë një shans të pilotojnë një makinë si Red Bulli. Hamilton është 41 vjeç, ndaj është pak vonë për të krijuar një ‘Dream Team’ së bashku”, u shpreh Verstappen./

Në garën e fundit marrëdhënia mes dy pilotëve u kris për shkak të përplasjeve në pistë, por jashtë saj gjithmonë kanë treguar respekt deri më tani.

26-vjeçari ka arritur të fitojë 3 tituj botërorë radhazi, ndërsa synon që të arrijë rekordmenët Hamilton dhe Michael Schumacher, të cilët kanë nga 7 tituj të fituar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...