Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ 200 ndeshje me Milanin, kapiteni karikon shokët përpara derbit

Milani po kalon një periudhë të errët, por të dielën rikthehet derbi ndaj Interit, sfidë tepër e fortë dhe e komplikuar. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Italisë kanë një shans të artë për të dalë nga kriza nëse triumfojnë në derbin e zjarrtë.

Kapiteni i kuqezinjve, Davide Calabria është nderuar për arritjen e 200 ndeshjeve me Milanin. Paolo Maldini i ka dhuruar mbrojtësit të djathtë një medalje, ndërkohë që 26-vjeçari karikoi shokët.

Është një krenari e madhe për mua. Tani le t’i kthehemi punës. Duhet të rikthehemi të buzëqeshim dhe të fitojmë”, u shpreh lojtari italian në lidhje me duelin e përjetshëm ndaj Interit.

Napoli është shkëputur dhe është në rrugën e duhur drejt titullit kampion, ndërkohë që Milani dhe Interi për momentin po garojnë për një biletë në Champions League.

https://twitter.com/i/status/1621535306880110598

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...