Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Atalanta triumfon dhe ruan ritmin pozitiv, Sassuolo nuk di të dalë nga kriza

Atalanta triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Sassuolo-s në takimin e javës së 25-të të Serie A.

Sfida e luajtur në “Gewiss Stadium” rezultoi shumë e luftuar, megjithatë në fund ishin vendasit ata që festuan.

Pasalic zhbllokoi takimin në minutën e 22’, duke kaluar Atalanta-n në avantazh.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Sassuolo fitoi penallti, që u mor përsipër të ekzekutohej nga Pinamonti, i cili u ndal dy herë nga Carnesecchi, pasi penallti u ripërsërit,

Në minutën e 58’ Koopmeiners gjeti rrugën drejt rrjetës, pas një aksioni model të vendasve, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.

Ndërsa Bakker realizoi një super goditje në minutën e 75’, duke shënuar golin e tretë të Atalanta-s dhe duke vulosur këtë sfidë.

Pas javës së 25-të Atalanta ruan ecurinë pozitive dhe renditet në vend të katërt me 45 pikë, ndërsa për Sassuolon që renditet në vend të 17-të me 20 pikë vazhdon kriza.

Sa u përket lojtarëve shqiptarë të këtyre dy skuadrave, kapiteni i Kombëtares “kuqezi”, Berat Gjimshiti vijon të jetë titullar i padiskutuar i Atalanta-s.

Ndërsa nga ana e Sassuolo-s, mesfushori “kuqezi” Nedim Bajrami e nisi këtë përballje si titullar dhe luajti deri në minutën e 60’, teksa mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla as në këtë përballje nuk debutoi me Sassuolo-n.

Atalanta-Sassuolo (3-0)

Java e 25, Serie A

75′-Goool! Bakker realizon një goditje të bukur nga distanca dhe trefishon avantazhin e Atalanta-s.

58′-Goool! Aksion model i Atalanta-s, që finalizohet bukur nga Koopmeiners. 

45+5′-Pinamonti provon të realizojë në ripërsëritjen e penalltisë, por ndalet sërish nga Carnesecchi.

45+3′-Sassuolo fiton penallti të cilën e merr përsipër Pinamonti, por ndalet nga Carnesecchi. Megjithatë arbitri sinjalizon që penalltia duhet të ripërsëritet.

27’-Nedim Bajrami provon të barazojë me një goditje të fortë nga distanca, por nuk gjen dot rrugën drejt rrjetës.

22’-Goool! Pasalic gjen rrugën drejt rrjetës me një super goditje dhe kalon Atalanta-n në avantazh.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare: 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...