Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Ballkani “harrohet” në dhomat e zhveshjes, Koliçi u dhuron fitoren çekëve

Ballkani u mposht 0-1 nga Plzen në “Air Albania”, rezultat që mban kampionët e Kosovës në vendin e fundit në grupin C të Conference League.

Ndeshje me dy fytyra për djemtë e Ilir Dajës, të cilët bënë mirë në 45 minutat e para. Por nuk ia dolën të gjenin golin e avantazhit.

Ndërkohë, Ballkani nuk tregoi asgjë në fraksionin e dytë të sfidës. Çekët realizuan golin e fitores nëntë minuta përpara fundit.

Sulc shfrytëzoi në maksimum daljen e gabuar të portierit Koliçi dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Ballkani luan takimin e fundit të grupit në “Maksimir” përballë Dinamos. Për t’u kualifikuar duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të mposhtë Plzenin.

Conference League
Grupi C

BALLKANI-PLZEN 0-1 (Sulc 81′)

Kronika e ndeshjes:

81′ Dalje e gabuar e portierit Koliçi! Plzen kalon në avantazh me Sulc.

 

74′ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Ballkanin. Tenton Jashanica, topi sipër portës.

 

65′ Topi del për Bucha, i cili humbet një shans të mirë, duke goditur jashtë.

 

60′ I pasigurt Jashanica. Diagonale e Sykorës, Koliçi grushton në këndore.

 

57′ Kroson Thaqi nga e djathta, Kuc devijon me kokë, por nuk ka saktësinë e duhur.

 

43′ Mosquera gjuan nga goditja e dënimit, pret pa probleme Koliçi.

 

42′ Plzen pranë golit. Për fat, devijimi i Kliment përfundon jashtë.

 

37′ Lojtarët e Ballkanit pretendojnë për penallti, kryesori rumun vijon lojën.

 

36′ Kombinime të bukura te Ballkani, Karrica shkarkon “sallaken”, portieri kundërshtar i mohon golin me zgjatjen e tij.

 

32′ Gripshi provon nga larg, nuk ka rrezik për portën e Plzen.

 

30′ Dellova i pasaktë nga goditja e dënimit.

 

24′ Plzen rrezikon, por Koliçi është në gatishmëri.

 

 

19′ Tepër qendrore gjuajtja e Karricës, pret pa probleme Baier.

 

14′ Provon edhe Zyba me kokë, topi mbi traun e portës së ekipit çek.

 

13′ Skemë e bukur e Ballkanit, Kuc tenton cepin e portës me kokë, një mbrojtës kundërshtar i mohon golin kapitenit.

 

7′ Top i gjatë nga Jashanica, Karrica i shkëputet mirë mbrojtjes kundërshtare, por portieri kundërshtar ia del të kontrollojë topin.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Ilir Daja ka përzgjedhur formacionin zyrtar të Ballkanit për duelin ndaj Viktoria Plzen“Air Albania”. I vlefshëm për raundin e parafundit në grupin C të Conference League.

Kampionët e Kosovës synojnë fitoren në Tiranë përballë çekëve, të cilët kanë siguruar kualifikimin. Dueli Ballkani-Plzen do të transmetohet live në SuperSport 2 (18:45).

Lexo edhe:

Mes shtyllave Enea Koliçi, teksa katërshja e mbrojtjes formohet nga Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Gentrit Halili dhe Lorenc Trashi. 

Kapiteni Edvin Kuc formon treshen e mesit të fushës me Qëndrim Zybën dhe Lumbardh Dellovën. Përpara, Albin Berisha në qendër dhe Nazmi Gripshi e Bernard Karrica nga krahët.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...