Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Bind në transfertën e Nottingham Forest, Manchester City vazhdon garën për titullin

Manchester City bind në transfertën e Nottingham Forest, në takimin e vlefshëm për javën e 35-të të Premier League.

Skuadra e Pep Guardiola-s diktoi ritmin e kësaj sfide, ndërsa ia doli që të zhbllokojë rezultatin në minutën e 32’, me De Bruyne që dhuroi asist dhe Gvardiol që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Lexo edhe:

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 71’, kur Haaland realizoi golin e dytë për City-n, ndërsa edhe në këtë rast asisti u dhurua nga Kevin De Bruyne.

Në fund takimi u mbyll me dy gola, me Nottinham Forest që qëndron në vend të 17-të ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut me 26 pikë, teksa Manchester City pozicionohet në vend të dytë me 79 pikë, një më pak se Arsenal-i i kreut, por me ekipin e Guardiolës që ka një ndeshje më pak.

Nottingham Forest-Manchester City (0-2)

Java e 35-të, Premier League

71’-Goool! De Bruyne sërish protagonist me asist, Haaland i jep golin e dytë City-t.

32’-Goool! De Bruyne jep asist, Gvardiol kalon City-n në avantazh.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...