Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Cikalleshi gjen golin e parë në Arabi, por skuadra e “tradhton”

Sokol Cikalleshi shënoi golin e parë në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Khaleej aty ku është i huazuar nga turqit e Konyaspor. Sulmuesi i kombëtares u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 92-të të takimit duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1 ndaj skuadrës së Al-Fateh.

Mirëpo, goli i Cikalleshit në fund u shndërrua në një realizim sa për statistikë pasi shokët e skuadrës lanë në baltë kavajasin duke qenë se pësuan një tjetër gol në minutën e 102-të.

Kjo ishte rrjeta e parë për sulmuesin në kampionatin e Arabisë Saudite teksa për fat të keq skuadra e shqiptarit nuk ka mundur të respektojë pritshmëritë dhe aktualisht gjendet në një krizë rezultatesh duke u renditur vetëm në vendin e 14-të me katër pikë të grumbullura pas katër ndeshjeve të para.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...