Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Dëshira e Tiranës nuk mjafton, Besiktasi fiton edhe në “Air Albania”

Tirana u mposht 0-2 përballë Besiktasit në “Air Albania”, sfidë ku morën pjesë më shumë se 12 mijë tifozë. Skuadra nga Stambolli fitoi edhe ndeshjen e dytë dhe kaloi në raundin e tretë të Conference League, me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Golat u realizuan në pjesën e dytë nga Daniel Amartey dhe Vincent Aboubakar, teksa skuadra nga Stambolli e mbylli takimin me dhjetë lojtarë. Pas daljes me të kuq të Arthur Masuaku, i cili ndërhyri ashpër ndaj brazilianit Kaina.

Djemtë e Orges Shehit, iu afruan golit në disa raste, por Hasani, Kaina, Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do të sfidojë në turin e tretë azerët e Neftchi Baku.

 

Conference League
Raundi i dytë

TIRANA-BESIKTAS 0-2 (Daniel Amartey 57′, Vincent Aboubakar 75′)

Kronika e ndeshjes:

82′ Shans i artë për Tiranën, Kristal Abazaj nuk shënon me portën bosh.

 

75′ Besiktasi realizon edhe golin e dytë. Pasiguri në prapavijën e Tiranës, “predha” e Vincent Aboubakar ndalet në rrjetë.

 

66′ Besiktasi mbetet me dhjetë lojtarë. Arthur Masuaku largohet me të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj brazilianit Kaina.

 

56′ Zhbllokohet sfida. Besiktasi kalon në avantazh me anë të Daniel Amartey, ganezit që erdhi nga stoli për bardhezinjtë.

 

55′ Skuadra nga Stambolli pranë golit të avantazhit, eviton rrezikun kapiteni Filip Najdovski.

 

52′ Kros nga e majta nga ana e Besiktasit. Jackson Muleka e devijon, topi ngjitur me shtyllën pingule.

 

45+8′ Gjuan Kaina me kokë, topi jashtë.

 

45+2′ Besiktasi pranë golit. Gjuan Onur Bulut, grushton “veterani” Ilion Lika.

45+2′ Largohet i dëmtuar edhe Ardit Deliu. Trajneri Orges Shehi aktivizon Ardit Hila.

 

42′ Presing i Tiranës, Regi Lushkja pason për Kainën, i cili gjuan. Topi bllokohet nga kundërshtarët. Braziliani pretendon për penallti.

 

40′ Dalje e bukur e Tiranës, topi shkon te Florent Hasani, i cili ndalet nga mbrojtja turke.

 

39′ Rrezikon Besiktasi me Gedson Fernandes. Goditja e portugezit devijohet në këndore.

 

31′ Ilion Lika zëvendëson Selmanin e dëmtuar. 25-vjeçari largohet me barelë duke lotuar.

 

27′ Goditje dënimi për Besiktasin, sulmuesi Muleka përplaset me portierin Gentian Selmani. Dëmtohet portieri i bardhebluve.

 

18′ Mundësi e mirë për Tiranën. Florent Hasani kroson nga e djathta dhe gjen të lirë Ardit Deliun. I cili nuk arrin të koordinohet saktë me kokë.

 

11′ Kaina del i vetëm përballë portierit të Besiktasit, anulohet aksioni për pozicion të parregullt.

 

Tifozët e Besiktasit ndezin mjete piroteknike në fushë. Arbitri kryesor ka tërhequr skuadrat në dhomat.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana-Besiktas dhe Drita-Viktoria Plzen vijnë sonte në ekranin e SuperSport/DigitAlb. Respektivisht në SuperSport 2 bardheblutë kryeqytetas, dhe SuperSport 3 skuadra e fortë nga Gjilani. Duele që nisin në orën 20:00.

Orges Shehi ka bërë katër ndryshime në formacion krahasuar me takimin e parë në Stamboll, sfidë që u humb 3-1. Bruno Lulaj, Rimal Haxhiu, Ardit Deliu dhe braziliani Kaina do e nisin nga minuta e parë ndeshjen në “Air Albania”.

Lexo edhe:

Tirana ka humbur 3-1 takimin e parë, në Stamboll. Në lojë është bileta e kualifikimit në raundin e tretë të Conference League.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...