Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Episodi i veçantë në Premier League, preku topin me të dyja këmbët, iu anulua goli nga pika e bardhë

Sulmuesi i Fulhamit, Aleksandar Mitrovic, shënoi një penallti të pazakontë kundër ish-klubit Newcastle në “St. James’ Park”, por që iu anulua për prekje të dyfishtë të topit.

Ishte minuta e 69-të e sfidës kur Mitrovic ekzeutoi 11-metërshin me topin që përfundoi në rrjetë, por festa e miqve zgjati pak sekonda, pasi kryesori e anuloi golin për prekje të topit me të dyja këmbët (dallohet rrëshqitja e sulmuesit serb), siç vërtetohet edhe nga pamjet.

Kryesori e mori vendimin përfundimtar pasi u konsultua me sistemin VAR.

Newcastle më pas shënoi golin e fitores me Alexander Isak, pas krosimit të Callum Wilson në minutën e 89-të.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...