Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

VIDEO/ Faulli i frikshëm, mbrojtësi i Marseille pezullohet me 7 ndeshje

Eric Bailly po luan sezonin e parë në Ligue 1. Mbrojtësi i kombëtares së Bregut të Fildishtë, u huazua verën e kaluar nga Manchester United te Marseille.

Deri tani numëron ka zhvilluar 12 ndeshje në total me skuadrën franceze. Në duelin e 7 janarit në Kupë përballë Hyeres, sfidë të cilën Marseille e fitoi 0-2, 28-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq.

Bailly kreu një faull të rëndë dhe la skuadrën me dhjetë lojtarë në minutën e 15’. Komisioni Disiplinor i Federatës Franceze të Futbollit, ka pezulluar me shtatë ndeshje lojtarin afrikan.

Goditja me shkelm në gjoks ndaj Moussa N’Diaye, i ka kushtuar shumë qendërmbrojtësit. Lojtari kundërshtar doli me barelë nga fusha dhe përfundoi në spital.

Bailly ka shlyer dy ndeshje pezullim, pasi mungoi në takimet e kampionatit ndaj Troyes dhe Lorient.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...