Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Goli i Asllanit më i votuari, shqiptarët dhurojnë spektakël në eliminatore

VIDEO/ Goli i Asllanit më i votuari
VIDEO/ Goli i Asllanit më i votuari

Spektaklin në eliminatoret e Europianit Gjermani 2024 e dhurojnë shqiptarët. Pas golit të Jasir Asanit ndaj Moldavisë, që u përzgjodh më i bukuri i ndeshjeve të para eliminatore, në votimin e faqes së UEFA-s, në ndeshjet e dyta më i votuari rezultoi mesfushori Kristjan Asllani.

Perla e mesfushorit kuqezi ndaj Ishujve Faroe, që solli edhe avantazhin 2-1 të Kombëtares, rezultoi më e votuara në sajtin e UEFA-s, duke lënë pas golat e shënuar nga Arda Guller në Turqi-Uells, Bukayo Saka në Angli-Maqedoni e Veriut dhe Roland Sallai në Hungari-Lituani.

Asllani mori një top nga flamuri i këndit dhe pasi e rregulloi mirë, gjuajti me të majtën, duke e dërguar në rrjetë, pikërisht në cepin ku bashkohen shtylla dhe traversa e portës së Ishujve Faroe.

Lexo edhe:

Shqipëria ia doli të marrë 6 pikë në dy ndeshjet eliminatore, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në euro 2024, teksa dy sfidat e muajit shtator ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe Polonisë në Tiranë, do të vendosin jo pak.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...