Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Historike/ Fitore dhe rekord! Suksesi i 11-të në Europë, Luiza Gega shkëlqen në Poloni (VIDEO)

Luiza Gega po kalon muajt më të bukur të karrierës së saj. Formë fantastike, fitore dhe rekord! Atletja kuqezi ka arritur që të fitojë garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë. Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31.

Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme europiane. Duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio.

Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj.

https://twitter.com/i/status/1671819540743835648

Lexo edhe: 

Vetëm pak ditë më parë, Gega arriti të shpallej fituese edhe në garën ekipore të 5 mijë metrave, në kampionatin europian në Poloni. Atletja 34-vjeçare vijon që të nderojë dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi, duke sjellë shumë medalje në vendin tonë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...