Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Harry Kane i jep fitoren Bayernit, Leipzigu “bie” në shtesë

Harry Kane mban ende gjallë shpresat e Bayernit për fitimin e titullit të 12-të radhazi në Bundesligë. Sulmuesi anglez realizoi dy herë përballë Leipzigut në “Allianz Arena”, ku miqtë nuk shënuan më shumë se një gol, atë të barazimit të përkohshëm 1-1.

Të parin Kane e shënoi në minutën e 56-të, por miqtë u kundërpërgjigjën me Seskon. Duhej të vinte koha shtesë që Kane të shpëtonte Bayernin nga një rezultat i pakëndshëm, që do ta largonte përfundimisht nga gara për titull.

Bayerni me këtë fitore shkon në kuotën e 53 pikëve, tetë më pak se Leverkuseni kryesues.

Golat

90+1′ – Sapo nisi koha shtesë, Choupo-Moting kontroll një top të gjatë dhe asistin Kane, që nuk fal, 2-1.

 

70′ –  Nuk zgjat shumë epërsia e Bayernit, Sesko, i asistuar nga Olmo e dërgon topin në rrjetë.

 

56′ – Bayerni i Myniut merr epërsinë ndaj Leipzigut në ndeshjen që po zhvillohet në “Allianz Arena”. Në minutën e 56-të, Harry Kane lëshoi një diagonal të pakapshme për portierin Blaswich, me topin që përfundo në rrjetë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...