Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Juventusi me hap kampioni, i merr vendin e parë Interit

Pesë fitore radhazi për Juventusin në Serinë A, gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit. Skuadra bardhezi merr kryesimin (qoftë përkohësisht) e kampionatit italian falë suksesit 2-1 përballë Cagliarit në “Allianz Stadium”.

Një përballje që u vendos në pjesën e dytë, pasi një 45-minutëshi të parë të ekuilibruar, pa shumë raste në portat respektive.

Takimin e zhbllokoi Bremer në minutën e 60-të, pas një asisti të marrë nga Kostic.

Lexo edhe: 

10 minuta më vonë dyfishoi shifrat Rugani, por Cagliari nuk ishte dorëzuar.

Dossenna, i shërbyer nga Jankto, shkurtoi diferencën në 2-1 në të 75-tën, por ky rezultati mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.

Juventusi me këtë fitore ngjitet i pari në kuotën 29 pikëve, një më shumë se Interi, që pret këtë të diel Frosinonen.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...