Bayern Munich e nisi me “këmbën e mbarë” sezonin e ri të Bundesliga, ndërsa Harry Kane bëri një debutim ëndrrash në transfertën ndaj Werder Bremen.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë fituan me “poker” me takimin që u zhbllokua që në minutën e katërt.
Lexo edhe:
- Seria A në DigiAlb/ Sezoni i ri me ofertën më të plotë televizive
- Ndeshja e “Play-Off” e Conference League, Struga zyrtarizon stadiumin ku do luajnë ndaj Breidablik
- “Nuk mund ta harrojmë atë”, Pochettino: I Kemi sytë nga Armando Broja!
- Ekskluzive/ Dajan Shehi transferohet në Kosovë, firmos me Gjilanin
Në një kundërsulm model, pas asistit perfekt nga ana e Kane, Sane gjeti rrjetën dhe u dhuroi avantazhin miqve.
Me minutën e 9’ vendasit tentuan të kundërpërgjigjeshin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës me Fullkrug, megjithatë ai gol u anulua për “offside”, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.
Në fraksionin e dytë bavarezët vijuan me sulmet dhe i asistuar nga Davies, në minutën e 75’ Kane e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij si dhe njëkohësisht vulosi dhe debutimin e tij.
Në minutën e 90’ ishte po Sane ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke e çuar rezultatin në 0-3, ndërsa në fund në minutën e 94’ Tel realizoi golin e katërt dhe bëri “poker” për Bayern Munich, me sfidën që u mbyll me rezultain 0-4.
Bayern Munich kryeson renditjen me tre pikë, ndërsa Werder Bremen pozicionohet në vend të fundit me zero pikë.
Werder Bremen-Bayern Munich (0-4)
Bundesliga java e parë
90+4′-Goool! Tel gjen rrjetën me një super goditje dhe vulos takimin Werder Bremen-Bayern Munich.
90′-Goool! Sane gjen sërish rrjetë dhe thellon avantazhin e Bayern Munich ndaj Werder Bremen.
75′-Goool! Pas asitit nga Davies, Kane realizon me shumë “ftohtësi” dhe dyfishon avantazhin e Bayern Munich.
04’-Goool! Bayern Munich i mjaftojnë vetëm katër minuta lojë për të marrë avantazhin ndaj Wereder Bremen, me Sane që pas kundërsulmit dhe asistit perfekt nga Kane e dërgon topin në rrjetë.
Formacionet zyrtare:
