Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ Kukësi mposht edhe Vllazninë, mbijetesa mision i mundur

Kukësi thyen Vllazninë (nuk mundej prej 12 ndeshjesh në kampionat), duke fituar 2-0 në “Kukës Arena”. Skuadra e Bledar Devollit shënoi dy herë në pjesën e dytë dhe siguroi tri pikë të arta që e afrojnë me zonën e shpëtimit, ndonëse mbetet në vendin e fundit.

Dy golat e Nicolai Solodovnicov bënë që Kukësi të festonte fitoren e tretë radhazi mes Kukës dhe kampionatit.

GOLI I PARË I KUKËSIT

Fillimi i lojës ishte më i mirë për Kukësin, që ishte më kërkues dhe ngacmoi më tepër në portën e shkodranëve, ndërkohë që kuqeblutë e morën veten afër fundit të pjesës së parë. Por pa arritur që të gjenin rrugën e rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Fillimi i të dytës nisi me golin e Salamit, por nigeriani e kishte marrë topin me dorë. Dhe kryesori Xhaja e konsideroi të pavlefshëm golin, vendim që u konfirmua dhe nga VAR-i.

Lexo edhe:

Megjithatë, insistimi i Kukësit u shpërblye në të 72′, teksa Solodovnicov u tregua i saktë pas një topi të kthyer nga portieri Mehidri. Duke goditur saktë e duke i dhënë epërsinë vendasve.

Goli i parë për moldavin me fanellën e verilindorëve. Shtatë minuta më vonë, 23-vjeçar realizoi pas një topi të marrë nga Salami. 2-0 për Kukësin, që deri në fund e menaxhoi mirë sfidën dhe mori maksimumin në këtë përballje. Si në takimin e fazës së dytë.

GOLI I DYTË I KUKËSIT

Vllaznia humbet mundësinë për të marrë kreun e klasifikimit, teksa mbetet në vendin e dytë me 49 pikë. Dy më pak se Egnatia e vendit të parë. Kuksianët shohin veten 2 pikë larg Erzenit dhe 6 më pak se Teuta dhe Laçi.

Dhe deri në fund do provojnë për të shmangur rënien nga kategoria. Që pas emërimit të Bledar Devollit trajner, ekipi ka reaguar dhe tashmë ka optimizëm dhe entuziazëm për realizimin e objektivit.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...