Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Lazio gjen fitoren e parë në 2023, vlerësim pozitiv për Hysajn

Lazio i dha fund ecurisë prej tre ndeshjesh pa fitore në kampionatin italian. Skuadra e Sarrit triumfoi 0-2 në fushën e Sassuolos, sfidë ku Elseid Hysaj u aktivizua si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Bardhekaltrit realizuan nga një gol në limitet e çdo pjesë. Rezultatin e zhbllokoi Mattia Zaccagni me një penallti, ndërkohë që fitorja u vulos nga goli i Felipe Anderson.

Suksesi i sotëm ishte i pari për Lazion në vitin 2023. Skuadra kryeqytetase është ngjitur në vendin e pestë me 34 pikë, tri më pak se zona Champions, që është edhe objektivi kryesor i klubit.

Hysaj luajti gjatë gjithë ndeshjes, në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të verdhë, ndërkohë që performanca e tij u vlerësua me notën 7.2.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...