Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Lazio nuk fal në transfertë, ushtron presion për vendin e katërt

Lazio nuk gaboi në transfertë përballë Cagliarit. Në kuadër të javës së 24 në Serie A, kryeqytetasit mposhtën me shifrat 3-1 skuadrën e drejtuar nga Claudio Ranieri. Bardhekaltërit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 26 teksa ishin me shumë fat pasi Deiola devijoi topin gabimisht në portën e tij duke shkaktuar autogol.

Në minutën e 50 të pjesës së dytë, Lazio dyfshoi me anë të Ciro Immobile që nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të realizuar. Megjithatë, vendasit reaguan dhe pas një minute shkurtuan diferencën me anë të Gaetanos që shënoi një gol të bukur nga distanca.

Gjithsesi, në minutën e 65, Lazio shënoi edhe të tretin me anë të Felipe Anderson duke “vrarë” ndeshjen.

Në fund, të besuarit e trajnerit Mauricio Sarri iu gëzuan tre pikëve që e ngjisin skuadrën në vendin e gjashtë me 37 pikë ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 19 me 18 pikë.

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...