Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Leverkusen i papërmbajtshëm, Schick realizon “poker” për 27 minuta

Bayer Leverkusen fitoi 7-1 ndaj Greuther Furth në Bundesliga, teksa festojnë edhe Hoffenheim, Mainz dhe Bochum. “Aspirinat” nuk u përmbajtën aspak në shtëpi sot, duke arritur suksesin e tretë radhazi në kampionat.

Amine Adli, Edmond Tapsoba dhe Piero Hincapie shënuan për vendasit në pjesën e parë, teksa miqtë dërguan në një moment ndeshjen në 2-1 falë golit të Jeremy Dudziak.

Në pjesën e dytë shkëlqeu Patrik Schick, i cili realizoi katër gola brenda 27 minutave, duke u ngjitur në shifrën e 12 realizimeve në Bundesliga, dy më pak se Lewandowski. Leverkusen renditet në vend të tretë me 27 pikë, katër më pak se Bayerni dhe tri mbi Dortmund, me këta dy ekipe që do ndeshen mes tyre në “Signal Iduna Park” (18:30).

Hoffenheim triumfoi 3-2 në fushën e vet kundër Eintracht Frankfurt. Borre kaloi ekipin udhëtues në avantazh në minutën e 15-të, por vendasit përmbysën gjithçka falë rrjetave të Geiger, Rutter dhe Samassekou. Pacienca ishte autori i golit të dytë të Eintrachtit.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në sfidën Augsburg-Bochum, me skuadrën mike që mori tri pikë të rëndësishme pas suksesit 2-3. Mainz fitoi 3-0 ndaj Wolfsburg, ndërsa takimi Arminia Bielefeld-Koln përfundoi në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...