Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Me plis për në Berlin, “Shqiponjat” nisin fluturimin

Euro 2024 është më pranë se kurrë dhe tifozët kuqezi mund të nisin të prenotojnë biletat për në Gjermani. Shqipëria mposhti në Air Albania Çekinë me shifrat 3-0 dhe tashmë i duhen edhe vetëm dy pikë në dy ndeshjet e mbetura (Moldavisë dhe Ishujve Faroe) për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në europianin e Gjermanisë.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për të besuarit e trajnerit Sylvinho. Në minutën e nëntë, Jasir Asani lëshoi një nga predhat që zotëron në repertorin e tij dhe mposhti portierin Pavlenka. Festë e jashtëzakonshme në Air Albania, teksa tifozëve me plis iu bashkua edhe Asani i cili vendosi gjithashtu një plis duke entuziazmuar edhe më shumë të pranishmit.

Në vijim, kuqezinjtë patën edhe dy mundësi të tjera. Asllani pason bukur për Cikalleshin i cili ndalet vetëm në fund nga portieri çek, ndërsa më pas ishte Ramadani që pasoi për Asanin, por edhe shkupjani u ndal në fund nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë.

Në minutën e 38-të, Çekia gjen golin e barazimit. Por gjithçka ishte e parregullt pasi Chytil shënoi me dorë dhe arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë. Ishte i dyti për sulmuesin që la miqtë me 10 lojtarë.
Në fund të pjesës së parë, Shqipëria mund të kishte shënuar sërish pas një kundërsulmi, por Ramadani pasoi pak më fortë seç duhej për Bajramin. Megjithatë, goli i dytë nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 51.

Një aksion model i kuqezinjve që nis nga Asllani, kalon te Hysaj dhe më pas është Asani që pason në zonë aty ku Taulant Seferi nuk gabon dhe ndëshkon çekët. 2-0 dhe Shqipëria luan e qetë duke menaxhuar avantazhin e dyfishtë.

Por, të besuarit e Sylvinhos nuk u mjaftuan me aq pasi shënuan edhe të tretin në minutën e 73. Mirlind Daku i ardhur nga stoli lëviz bukur në zone dhe pason për Seferin. Me portën e boshatisur, Seferi nuk gabon dhe ndez për të tretën here atmosferën në Air Albania.

Nuk mbaroi me kaq pasi kuqezinjtë gjetën edhe golin e katërt me Arbnor Mujën, por VAR prishi festën e sulmuesit.
Gjithsesi, festa finale i takon shqiptarëve të cilët i gëzohen tre pikëve shumë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe për kualifikimin.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe mbron kreun e grupit E, katër pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Polonia. Pas kësaj ndeshje, kuqezinjtë konfirmohen gjithashtu edhe si sulmi dhe mbrojtja më e mirë në grup. Ndeshjet e radhës ato ndaj Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe, dy pikë i mjaftojnë Shqipërisë që është më pranë se kurrë pjesëmarrjes për herë të dytë në finalet e një Europiani.

Renditja në Grupin E: 

Shqipëri-Çeki 3-0

Kronika e ndeshjes: 

90+7′ Përfundon ndeshja në Air Albania, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Çekisë dhe hedh një hap të sigurt drejt Euro 2024

82′ Shqipëria shënon sërish me Mujën, por VAR prish festën e kuqezinjve. Sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje

73′ Gooooooooool! Shqipëria shënon edhe të tretin, Daku asist perfekt për Seferin që me portën e boshatisur nuk mund të gabojë

51′ Gooooooooooool! Aksion model i Shqipërisë, Asllani, Hysaj, Asani dhe në fund Seferi që shënon brenda zonës kundërshtare. VAR konfirmoi golin e kuqezinjve

45+4′ Kundërsulm i Shqipërisë me Ramadanin, mesfushori gabon vetëm në fund me pasimin për Bajramin që është pak më i fortë seç duhej

38′ Çekia gjen rrugën e rrjetës me Chytil, por arbitri akordon faull me sulmuesin që e prek topin me dorë. Ishte kartoni i dytë i verdhë dhe kështu çekët mbeten me 10 vetë

21′ Ramadani pason mjaft bukur për Asanin, por sulmuesi ndalet në fund nga mbrojtësi kundërshtar

18′ Shqipëria niset bukur në kundërsulm, Asani lirohet nga çekët dhe nis Cikalleshin i cili në fund ndalet nga portieri Pavlenka

9′ Gooooooooooool! Sërish Jasir Asani. Sulmuesi lëshon një nga predhat e repertorit të tij dhe çmend Air Albanian, nuk mungon edhe festa me plis

1′ Çekia kërkon të befasojë që në fillim, Kuchta godet nga distanca, Berisha pret në dy kohë duke evituar edhe një ndërhyrje të Chytil

1′ Nis ndeshja në Air Albania, Shqipëria sfidon Çekinë

Shqipëria luan një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024 me kuqezinjtë që presin në Air Albania, Çekinë. Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen për formacionin titullar teksa Ismajlin e dëmtuar e zëvendëson Arlind Ajeti.

Sakaq, një fanellë titullari i është besuar edhe Taulant Seferit i cili do të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë, rikthehet edhe Berisha në portë ndërsa nuk ndryshon pjesa tjetër me Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë si dhe Cikalleshi e Asani në sulm.

Formacioni i Shqipërisë:

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...