Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Nuk ka gola në Laç, kurbinasit ndalen në shtëpi nga Egnatia

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e raundit të 23-të të Abissnet Superiore mes Laçit dhe Egnatias. Kurbinasit nuk janë ndalur në shtëpi, duke marrë vetëm një pikë nga kjo ndeshje.

Ndeshja është dominuar thuajse e gjitha nga Laçi, megjithatë goli nuk është gjetur nga djemtë e trajnerit Mirel Josa, të cilët pas disfatës së rëndë ndaj Tiranës javën e kaluar, tashmë nuk marrin dot fitore as ndaj rrogozhinasve.

Të shumta ishin rastet për të realizuar nga Mazrekaj, Spahiu e Guindo, megjithatë asnjë prej tre lojtarëve nuk ishte efektiv në realizim.

Një nga momentet më pikante të kësaj ndeshje ishte minuta e 61’, kur Guindo humbi një rast të pastër për gol, me portën thuajse të boshatisur.

Teksa, Egnatia nga ana e saj pati disa raste të pakta për të realizuar me Pedro Auguston, por që nuk ia doli.

Pas kësaj sfide Laçi vijon të qëndrojë në vend të dytë me 44 pikë, por me një diferencë prej 8 pikësh me Tiranën e vendit të parë,  Egnatia nga ana tjetër qëndron në vend të shtatë të Abissnet Superiore, me 23 pikë.

 

                                      Laçi-Egnatia (0-0)

82’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Mazrekaj, karton i verdhë për Ymeralilaj.

71’-Akinyemi i afrohet shumë golit, por gabon në momentin e fundit dhe e dërgon topin në shtyllë.

71’-Tentoi të shënonte me një kundërsulm, por Pedro Augusto gabon në momentin e fundit dhe e humbet atë super mundësi.

69’-Vetëm pak minuta pas hyrjes në lojë, Zulfiu tenton t’i dhurojë gol Laçit, por nuk ia del.

65’- Pas një asisti nga Ujka, Guindo tenton të shënojë duke realizuar një goditje qendrore në portën e Egnatia, por Puja e ndal.

61’-Çfarë rasti i humbur nga Guindo, nuk ia del të shënojë as me portë thuajse të boshatisur.

Nis pjesa e dytë e Laçi-Egnatia. Skuadrat, në kërkim të golit.

Mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Laçi-Egnatia.

45’-Shehu godet nga distanca, me topin që ishte në kuadratin e portës, por që u ndal mjaft mirë nga portieri Puja.

40’-Sebastian Spahiu tenton që të shënojë, por e dërgon topin shumë lart portës.

36’-Ndërhyrje e gabuar e Malotës, Pedro Augusto ndëshkohet me karton të verdhë.

32’-Marko Ruganovic ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

26’- Mazrekaj shumë afër golit nga goditje këndi, por ai top përfundon në shtyllë.

11’- Guindo i shërben Akinyemit, por ky i fundit nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

10’-Spahiu rrezikon sërish portën e Egnatias, por topi përfundon nga jashtë rrjetës.

  08’-Spahiu realizon një super goditje nga distanca, por topi përfundon në shtyllë.

Nis ndeshja Laçi-Egnatia. Kurbinasit kërkojnë kthesën, rrogozhinasit duan shpëtimin nga zona e rënies.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Ziko, Ignjatovic, Malota, Roganovic, Spahiu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Guindo, Akinyemi.

Trajneri: Mirel Josa

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Agbekpornu, Ademi, Duranski, Levendi, Jackson, Pedro.

Trajneri: Zekirija Ramadani

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...