Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Nuk ka surpriza në Spanjë, PSG fiton dhe rikthehet në çerekfinalet e Champions League

Paris Saint-Germain triumfon edhe në Spanjë, me kampionët e Francës të cilët fituan 1-2 ndaj Real Sociedad (1-4 rezultati i përgjithshëm).

Në ‘’Reale Arena’’, Kylian Mbappe ishte protagonist absolut, me sulmuesin që realizoi dy golat e kësaj sfide për PSG.

Lexo edhe:

25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15’ duke shfrytëzuar në maksimum pasimin e Dembele, me Mbappe që më pas tregoi të gjithë potencialin e tij, një gol që vendosi pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, Sociedad provoi të ndryshonte ndeshjen, por nuk ia doli, kjo pasi Mbappe shënoi përsëri shumë shpejt. Francezi shënoi në minutën e 56’ këtë herë pas asistimit të Kang-In Lee dhe i vetëm përballë portierit Remiro nuk gaboi.

Në fund, baskët rihapën ndeshjen me anë të Mikel Merino në minutën e 89’, por ishte një gol që nuk ndikoi në llogaritë e kualifikimit.

Kështu, PSG siguron kualifikimin në çerekfinale falë rezultatit të përgjithshëm 4-1, në një sukses ku Mbappe tregoi të gjithë potencialin e tij, por edhe rëndësinë e tij në organikën e Luis Enrique pas një periudhe jo të lehtë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...