Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Gol dhe ndeshje perfekte, ja nota e Asllanit në takimin ndaj Genoas

VIDEO/ Gol dhe ndeshje perfekte, ja nota e Asllanit në ndeshjen ndaj Genoas
VIDEO/ Gol dhe ndeshje perfekte, ja nota e Asllanit në ndeshjen ndaj Genoas

Kristjan Asllani gjeti golin e parë me fanellën e Interit, pasi shënoi me një aksion mjaft të bukur në minutën e 30’ dhe i hapi udhë fitores së zikaltërve ndaj Genoas në Serinë A.

Mesfushori shqiptar shënoi kështu golin e dytë në elitën e futbollit italian, pasi të parin ia ka shënuar pikërisht Interit, në maj të 2022-shit kur ishte pjesë e Empolit.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi si titullar për Asllanin, që gjeti edhe golin e parë zikaltër, teksa faqja e njohur sportive “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.9, e dyta më e mirë pas Alexis Sanchez, që dha asistin për mesfushorin kuqezi dhe shënoi golin e dytë.

Lexo edhe:

Krahas golit, Asllani bëri një 90-minutësh perfekt, duke pasur saktësi 100% në pasime, pasi gjeti shokët e skuadrës në 77 raste kur provoi ata.

Goli është një tjetër bonus në procesin e rritjes së Asllanit, që tashmë po tregon se mund ta zëvendësojë më së miri turkun Calhanoglu, teksa mesfushori shqiptar pritet të luajë sërish si titullar edhe të shtunën ndaj Bolognës në transfertë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...