Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ “Paqe” te Feyenoord-Roma, sfida e parë e 1/16-ave të Europa League mbyllet me dy gola

Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1.

Sfida e luajtur në “De Kuip” rezultoi shumë e luftuar dhe me raste të shumta nga të dyja anët, megjithatë në fund u mbyll me vetëm dy gola.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Paixao që shënoi, duke përfituar nga pakujdesia e Romës në minutën e 45+1’.

Miqtë barazuan në minutën e 67’, me Lukakun që shënoi më kokë, pas asitit të dhuruar nga Spinazzola.

1-1 dhe Feyenoord-Roma do ta vendosin në “Olimpico” fituesin dhe skuadrën që kalon në raundin e 1/8-ave të Europa League javën e ardhshme.

Feyenoord-Roma (1-1)

Raundi i 1/16-ave, Europa League 

67’-Goool! Spinazzola dhuron asist, Lukaku gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për Romën.

45+1’-Gooool! Gafë e mbrojtjes së Romës, Hartman dhuron asist, Paixao e dërgon topin në fundin e rrjetës.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...