Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ “Poker” i Milanit, Chukwueze-Okafor gjejnë golat e parë si kuqezi

Milani fitoi miqësoren e fundit përpara nisjes së sezonit të ri në Serie A. Skuadra e Stefano Piolit u përball me Novarën, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit italian.

4-2 fituan kuqezinjtë këtë takim, që u zhbllokua nga Samuel Chukwueze. Nigeriani mori një top nga Noah Okafor në minutën e nëntë, dribloi portierin dhe gjeti golin e parë me ekipin e ri.

Lexo edhe: 

Më pas ishte radha e zviceranit për të festuar realizimin e parë me Milanin. Okafor dërgoi rezultatin në 2-0. Niccolo Corti rihapi takimin pas gjysmë ore lojës.

Në fraksionin e dytë të takimit, “pokeri” i Milanit u kompletua nga golat e Davide Calabrias dhe Lorenzo Colombos, ndërkohë që Luca Prinelli shënoi të dytin për Novarën.

Milani luan takimin e parë të kampionatit në transfertë. Përballë Bolognas, sfidë e programuar për datën 21 gusht (20:45).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...