Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Shkurt i brishtë për Juventusin, del nga gara për titull dhe rrezikon vendin e dytë

VIDEO/ Shkurt i brishtë për Juventusin, del nga gara për titull dhe rrezikon vendin e dytë
VIDEO/ Shkurt i brishtë për Juventusin, del nga gara për titull dhe rrezikon vendin e dytë

Shkurt i brishtë për Juventusin, që ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshje këtë muaj. Bardhezinjtë nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Veronës, teksa fitorja në kampin torinez mungon prej 4 ndeshjesh dhe distanca me kreun shkon në 9 pikë.

Vendasit e nisën vrullshëm takimin dhe morën avantazhin në minutën e 11’ me një gol spektakolar të mesfushorit Folorunsho, i cili shënoi me një goditje spektakolare me të majtën nga jashtë zone.

Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej në barazim, pasi bardhezinjtë fituan një penallti ,të cilën e shndërroi në gol serbi Vlahovic, që u ngit në kuotën e 13 realizimeve personale këtë sezon.

Lexo edhe:

Edhe në pjesën e dytë ishte Verona që kaloi e para në avantazh me anë të Noslin në minutën e 52-të, por vetëm tri minuta më vonë Rabiot riktheu baraspeshën.

Ritmi mbeti i lartë deri në fund dhe të dy skuadrat krijuan raste shënimi, por në fund pranuan rezultatin 2-2 dhe ndanë nga një pikë, që më shumë punë u bën veronezëve, të cilët luftojnë për të siguruar mbijetesën.

Nga ana tjetër Juventusi del nga gara për titullin dhe tashmë rrezikon të dorëzojë edhe vendin e dytë, që mund t’ia rrëmbejë Milani, nëse mposht Monzën në transfertë të dielën në mbrëmje.

Verona-Juventus 2-2   

(Folorunsho 11’, Noslin 52’/ Vlahovic 28′ (pen.), Rabiot 56′)

56′ –  Goool. Rikthehet shpejt baraspesha për bardhezinjtë, që shënojnë me mesfushorin francez Rabiot. 

52′ – Goooool. Sërish Verona, këtë herë shënon me Noslin dhe rimerr avantazhin. Festë në “Bentegodi”…

28′ – Zgjat pak avantazhi i miqve, Vlahovic tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, 1-1.

11′ – Gooooool. Folorunsho shënon një7 gol spektakolar, ndoshta më të bukurin e vitit dhe shtang Juventusin në “Bentegodi”…

Allegri gjen nga minuta e parë sulmuesin serb Dusan Vlahovic, që ka lënë pas dëmtimin, teksa Verona vjen me një ekip modest, por me dëshirë për të marrë pikë të vlefshme në rrugëtimin drejt mbijetesës.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...