Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Shtatë gola për tri pikët e para, Spanja argëtohet ndaj Kosta Rikës

Spanja fitoi 7-0 ndeshjen ndaj Kosta Rikës, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Botërorin e Katarit. Djemtë e Luis Enriques u argëtuan, krijuan shumë raste për gol, dominuan kundërshtarët në çdo aspekt, shënuan shtatë gola dhe siguruan lehtësisht tri pikët e para në grupin E.

Marco Asensio ishte surpriza e trajnerit Luis Enrique, i cili i besoi 26-vjeçarit të Realit majën e sulmit. Pedri mori kontrollin e lojës dhe nisi të dhuronte pasime fantastike për shokët e ekipit, teksa Kosta Rika rezistoi vetëm 11 minuta, me Dani Olmon që zhbllokoi takimin (asist i Gavit).

Spanja realizoi edhe dy gola të tjerë në 20 minutat e ardhshme me Asension dhe Ferran Torres (penallti). Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e dytë personal në minutën e 54’, më pas pati festë dhe rekord për Gavin.

18-vjeçari i talentuar, realizoi një gol të bukur në debutimin e tij në një Kupë Bote, duke u kthyer në spanjollin më të ri që shënon në Botëror, dhe lojtari i dytë më të ri në histori pas brazilianit Pele.

Në minutat e fundit erdhën edhe golat e Charles Soler dhe Alvaro Moratës, lojtarë të ardhur nga pankina, të cilët vulosën triumfin e thellë të Spanjës, që rikthehet në fushë të dielën (27 nëntor) në një finale të parakohshme ndaj Gjermanisë.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi E

SPANJË-KOSTA RIKA 7-0 (Olmo 11′, Asensio 21′, Ferran Torres 31′, 54′, Gavi 74′, Soler 90′, Morata 90+2′)

Kronika e ndeshjes:

 90+2′ Feston edhe Alvaro Morata, i cili gjeti golin e parë në Botëror dhe të 28-in me Kombëtaren falë një gjuajtjeje të saktë dhe potente. 

 

 90′ Spanja gjen edhe golin e gjashtë. Lojtari i PSG-së, Carlos Soler përfitoi nga një grushtim i Keylor Navas dhe dërgoi topin lehtësisht në rrjetë.

 

 74′ Vjen edhe goli i pestë. Morata dhuron një asist për Gavin. 18-vjeçari i Barcelonës gjuan fluturimthi dhe shënon në ndeshjen debutuese në një Kupë Bote, duke u bërë spanjolli më i ri që realizon gol në Botëror.

 

 63′ Shans i mirë për Alvaro Moratën, por diagonalja e sulmuesit të Atleticos nuk shënjestron portën kundërshtare.

 

 54′ Spanja realizon golin e katërt përballë Kosta Rikës me anë të Ferran Torres. Sulmuesi i Barcelonës gjen golin e dytë personal në takimin e parë në Katar 2022. 

 

 48′ Asensio vijon të jetë rreziku numër një për Kosta Rikën. 26-vjeçari merr një top nga Azpilicueta, por goditja me të djathtën përfundon mbi tra.

 

 45+5′ Pedri nis bukur Marco Asension, por lojtari i Realit, i cili sot po luan si qendërsulmues, gjuajti keq.

 

 31′ Ferran Torres ekzekuton saktë penalltinë dhe nis festën me shokët e skuadrës.

 

 29′ Jordi Alba sërish protagonist. Pas asistit për Asension, anësori i majtë i Barcelonës, pengohet në mënyrë të parregullt në zonë. Penallti për Spanjën.

 

 21′ Spanja realizon edhe golin e dytë. Marco Asensio gjuan menjëherë me të majtën topin e marrë nga Jordi Alba, Keylor Navas nuk e grushton siç duhet, 2-0 për skuadrën e Luis Enriques. 

 

 11′ Spanja në avantazh! Asist i Gavit, gol i Dani Olmos, i cili mori bukur topin dhe kaloi kombëtaren e tij në avantazh.

 

 9′ Tjetër mundësi e mirë për Spanjën. Pedri pason për Marco Asension. Lojtari i Realit gjuan keq dhe nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë.

 

 5′ Pedri dhuron një pasim të mrekullueshëm për Dani Olmon, lojtari i Leipzigut nuk arrin të shënojë.

 

Dueli i parë i grupit E në Katar 2022, dhuroi një rezultat surprizë. Japonia mposhti 1-2 Gjermaninë, ndërkohë që tani është radha e takimit Spanjë-Kosta Rika (17:00). Spanja, me një brez të ri lojtarësh, synon të rikthejë shkëlqimin e viteve 2008-2012 kur mori 2 kampionate Europiane dhe një Botëror.

Megjithatë asnjë kombëtare tjetër nuk ka humbur më shumë ndeshje hapëse të Kupën e Botës sesa “La Roja”, që ka dështuar në 7 premiera të Botërorëve. Trajneri Luis Enrique shpreson që skuadra e tij të mos gabojë ndaj Kosta Rikës. Lojtarë si Pedri, Gavi dhe Ansu Fati i japin shpresë dhe besim Spanjës se mund të ketë një rrugëtim të gjatë në Katar.

Si futbollist, Luis Enrique ka bërë 12 paraqitje në Kupën e Botës për Spanjën mes viteve 1994 dhe 2002, megjithëse ai kurrë nuk e kaloi çerekfinalen. Tani shpreson si trajner të shkojë më tej, duke treguar se objektivi i tij dhe i skuadrës që drejton është të luajë 7 ndeshje në këtë Botëror. Kosta Rika, në historinë e saj ka fituar vetëm 5 ndeshje, me tre prej tyre që janë regjistruar në ndeshjet hapëse.

FORMACIONET ZYRTARE

 

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...