Braziliani Sylvinho është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, teksa sot nga ora 10:30 bëhet edhe prezantimi zyrtar në ambientet e FShF-së.
I pranishëm në ceremoni do të jetë kreu i FShF-së, Armando Duka, ish-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja dhe argjentinasi Pablo Zabaleta, që do të jetë asistenti i Sylvinhos.