Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Tjetër “shuplakë” për Leeds, Liverpool i shënon gjashtë

Pas barazimit me Arsenal, Liverpool rikthehet te suksesi teksa mposhtën në transfertë me shifrat 1-6, Leeds United. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp u shfaqën agresive në fushë dhe imponuan ritmin e tyre teksa në minutën e 35-të Cody Gakpo kaloi të tijtë në avantazh pas asistit të Salah.

Një aksion që pati kontestime nga vendasit për një prekje të topit me dorë nga Trent-Alexander Arnold, por që në fund goli u konfirmua. Katër minuta më pas, The Reds shënuan sërish.

Lexo edhe:

Këtë herë ishte Mohamed Salah që shënoi pas një rrotullimi të bukur në zonë. Në fraksionin e dytë, Leeds provoi të rihapte ndeshjen duke gjetur golin me anë të Sinsterras në minutën e 47-të.

Por, shpresat u shuan shpejt pasi Diego Jota dhe sërish Salah rikthyen qetësinë te Liverpool. Në vijim pati kohë edhe për dy gola të Diego Jotas dhe Darwin Nunez teksa pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vend të tetë.

Nga ana tjetër, për Leeds ishte e dyta humbje radhazi me goleadë pas asaj ndaj Crystal Palace (1-5) ndërsa skuadra renditet në vendin e 16-të me 29 pikë duke mbetur e përfshirë në garën e mbijetesës.

 

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...