Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

VIDEO/ Tre gjysmëfinalistët e parë të Carabao Cup, Chelsea eliminon Newcastle pas penalltive

Chelsea kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, ndërsa eliminoi Newcastle vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt në “Stamford Bridge” u mbyll me barazimin 1-1.

Takimi u zhbllokua në minutën e 16’ nga Wilson që kaloi lehtësisht mbrojtjen e Chelsea-t dhe shfrytëzoi një gafë të Badiashile për të gjetur rrugën drejt rrjetës.

Lexo edhe: 

Pas dëmtimit të Enzo Fernandez, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja u aktivizua në minutën e 32’.

Broja pati mundësinë për të gjetur golin e barazimit në minutë e 38’, por “perla” e realizuar nga shqiptari ishte “offside”.

Ndërsa u duk se po shuhej çdo shpresë për Chelsea-n, në minutën e 90+2’ Mudryk shfrytëzon një gafë të mbrojtjes së Newcastle dhe barazon, duke e çuar ndeshjen te penalltitë.

Në fund penalltitë mbyllen me rezultatin 4-2, me Chelsea-n që siguron kalimin në fazën gjysmëfinale dhe eliminon Newcastle.

Koha e rregullt e Everton-Fulham u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa ishin miqtë ata që morën avantazhin në minutën e 41’ falë autogolit të Keane, teksa vendasit barazuan vetëm në minutë e 82’ me golin e realizuar nga Beto.

Fituesi u vendos vetëm pas penalltive me rezultatin 6-7, me Fulham që triumfoi vetëm pasi realizoi penalltinë e shtatë.

Port Vale-Middlesbrough mbyllet me rezultatin 0-3, me miqtë që prenë biletën për në gjysmëfinale të Carabao Cup, në një sfidë që e dominuan të gjithën.

Tre gjysmëfinalistët e parë të Carabao Cup janë Middlesbrough, Fulham dhe Chelsea, ndërkohë pritet të zbulohet edhe gjysmëfinalisti i fundit mes Liverpool-West Ham, që luhet këtë të mërkurë në orën 21:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 3”.

Chelsea-Newcastle (1-1) Pen- (4-2)

Carabao Cup, çerekfinale

90+2′-Gooool! Gafë e mbrojtjes së Newcastle, që shfrytëzohet nga Mudryk, i cili e dërgon topin në fundin e rrjetës. 

45+4′-Broja shumë pranë golit, por goditja e sulmuesit “kuqezi” ndalet nga Dubravka.

38’-Kundërsulm i Chelsea-t, që u mbyll me finalizimin shumë të bukur të Brojës, por për fatin e keq të sulmuesit “kuqezi” goli u anulua për pozicion të parregullt.

32’-Armando Broja aktivizohet në vend të Enzo Fernandez, me këtë të fundit që mbeti i dëmtuar.

16′-Goooool! Wilson kalon lehtësisht mbrojtjen e Chelsea-t dhe pas gafës së Badiashile e dërgon topin në rrjetë dhe kalon Newcastle në avantazh. 

Formacionet zyrtare, Broja e nis takimin nga stoli:

 

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...