Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia blindon Europën dhe zhyt në fund Bylisin!

Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat pas 3 javësh dhe e bën këtë në mënyrën e saj me një fitore minimale 0-1 ndaj Bylisit në Ballsh në një ndeshje ku mallakastriotët kishin nevojë urgjente për pikë. Vendosi gjithçka një gol i Albion Avdijajt me Vllazninë që blindoi pozitat e saj në zonën europiane dhe zhyti akoma më shumë Bylisin në fund të tabelës së renditjes.

Në Adush Muça, sfida nisi me Bylisin më kërkues. Në minutën e 6-të Edison Ndreca provoi të jepte sinjalin e parë në portën e shkodranëve por goditja e tij nga distance shkoi jashtë. Pas disa minutave të qeta ishte sërish Bylis që u shfaq rrezikshëm në të 23-ën teksa Edison Ndreca kishte një mundësi të artë i vetëm përballë Zogovic por në tentativë për ta shmangur u neutralizua nga portieri i Vllaznisë. E pafat skuadra e Dovedan në minutën e 31-të kur protagonist ishte sërish Edison Ndreca. Goditja fluturimthi e mesfushorit nga një pozicion i prirët u ndal nga traversa, me Ndrecën që iu afrua shumë realizimit të një goli spektakolar. Kaq për Bylisin në këtë fraksion të parë sepse më pas frenat e lojës në dorë i mori Vllaznia. Në minutën e 38-të një krosim perfekt i Herald Markut nga këndi solli edhe golin e parë të Albion Avdijaj me Vllazninë, gol që zhbllokoi shifrat. Ish-sulmuesi i Tiranës u vodhi kohën mbrojtësve të Bylisit dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti Pano Qirkon.

Shkodranët patën një tjetër mundësi të mirë 3 minuta më vonë, me Demir Imerin që tentoi me kokë pas krosimit të Ardit Hoxhajt por goditja e tij ishte e lehtë dhe u ndal nga Pano Qirko. Në minutën e 44-t, tjetër kmundësi e mirë për shkodranët por diagonalja e Demir Imerit brenda zone për fare pak shkoi jashtë kuadratit. Me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para, ndërkohë që edhe pjesa e dytë nisi ashtu si e para me Bylisin që kishte më shumë iniciativë. Në minutën e 52 tentativa e Qardakut nga distanca u prit në dy kohë nga Zogovic. 3 minuta më vonë ballshiotët nuk arritën të përfitonin nga një rrëmujë në zonën Vllaznisë teksa asnjë nga goditjet e futbollistëve ballshiotë nuk vuri në vështirësi Zogovic. Në të 67-ën ishte radha e Loran të tentonte nga distanca por asnjë problem për Zogovic.

Episod për moviolë në minutën e 69-të me Vllazninë që pretendoi për një penallti me anë të Albion Avdijajt por për gjyqtarin Kreshnik Bajramaj nuk kishte asgjë. Bylis nuk kishte forcë mjaftueshëm për të rrezikuar portën e shkodranëve dhe minutat e mbetura nuk sollën pothuajse asgjë me përjashtim të një tentative të Herald Markut me goditje standarte në minutën e 89-të që ishte tërësisht e pasaktë. Në Adush Muça u mbyll 0-1 për Vllazninë që mori tre pikë të arta në garën për Europën duke ruajtur vendin e 4-t edhe pas javës së 33-të, ndërkohë që Bylis i Dovedan e sheh veten buzë greminës dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien direkte nga Superioria.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...