Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia, momenti për të mos u dorëzuar!

Humbja me Laçin ka lënë te Vllaznia mllefin për arbitrimin të shoqëruar me polemikat për atë gol të anuluar, por mbi të gjitha edhe me një distancë prej 13 pikësh nga kreu i klasifikimit. Një disfatë e vështirë për t’u kapërdirë për mënyrën se si erdhi por edhe efektin për sa i përket garës së shkodranëve në luftën për titullin kampion.

Hendeku me Tiranën është thelluar, e megjithatë në kampin kuqeblu kanë detyrën të besojnë dhe mbi të gjitha të luftojnë. Normalisht tani kampionati nuk varet më nga këmbët e tyre, por fati i Vllaznisë në këtë sezon padyshim që po.

Skuadrës së Brdaric i duhet të luftojë ndeshje pas ndeshje pa parë nga rivalët, me bindjen se gjithçka mund të ndodhë, diçka që për fat të keq e provuan vete sezonin e kaluar kur shpërdoruan një avantazh të konsiderueshëm. Përtej titullit si objektiv steka e ambicieve nuk duhet ulur edhe pse në një garë të fortë si kjo, një lloj dorëzimi në thonjëza mund të rezultojë fatal.

Europa mbetet gjithmonë një destinacion për të mos u humbur, dhe mbi të gjitha pozicioni në klasifikim dikton se ndoshta tani më shumë se kurrë në Shkodër duhet të karikohen për të dhënë maksimumin. Vllaznia ndodhet 4 pikë pas Kukësit të vendit të tretë, por ndërkohë Partizani i vendit të pestë është vetëm 5 pikë larg. Kampionati i Vllaznisë është ende i gjithi për t’u fituar, dhe ky është momenti për të mos u dorëzuar!

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...