Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi: Pikë të arta, jemi kandidatë për fitimin e La Ligas

Barcelona's head coach Xavi Hernandez shouts instructions during a Spanish La Liga soccer match between Valencia and Barcelona at the Mestalla stadium in Valencia, Spain, Saturday, Oct. 29, 2022. (AP Photo/Alberto Saiz)

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, është shprehur i kënaqur me fitoren e katalanasve (1-0) këtë të diel, në Madrid, në stadiumin “Wanda Metropolitano”, kundër Atléticos, në klasiken që mbylli javë e 16-të të La Ligas dhe që i dha mundësi “blaugranave” të shkëputen në renditje me tri pikë më shumë se Reali (41/38).

“Ne e dominuam ndeshjen në gjysmën e parë. Goli erdhi nga epërsia numerike që krijoi Pedri. Tri pikë me vlerë të artë! Shfrytëzuam rastin tonë për të shënuar. Ata u shtrënguan më pas, por ne dinim të vuanim. Dhe ishte e rëndësishme të mos pranonim gola.

Xavi më pas e pranoi se Barcelona mund të konsiderohet kandidate e fortë për ta fituar kampionatin.

“Është një fitore, por janë vetëm tri pikë që na japin moral dhe besim të jashtëzakonshëm. Të jesh në gjendje të fitosh në një fushë kaq të vështirë si kjo, duke vuajtur, … pa luajtur mirë, e përsëris, është e rëndësishme. Jemi kandidatë për ta fituar këtë Ligë. Ishte gjithashtu e rëndësishme që ne të tregonim se ia mund t’ia dilnim edhe pa Lewandowskin, i cili është një gur themeli për ne”, – përfundoi Xavi Hernández.

 

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...