Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Zhvendosja e Superkupës në Arabi, Garcia: Futbolli ka ndryshuar, mendja te paratë dhe sponsorët

Superkupa e Spanjës këtë edicion do të zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite teksa katër skudra do të luftojnë për trofeun. Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Real Madrid dhe Barcelonës dhe zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, ndërsa tjetra është ajo mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos që luhet të enjten në orën 20:00.

Sakaq, futbollisti i baskëvë, Raul Garcia ka komentuar vendimin për ta zhvilluar Superkupën larg Spanjës. Mesfushori thekson se futbolli ka ndryshuar shumë dhe se tashmë vëmendja është më shumë te paratë dhe te sponsorët.

“Ndoshta unë jam me të vjetrën, por futbolli ka ndryshuar shumë dhe tifozët po harrohen, ata po mënjanohen. Futbolli tashmë është i fokusuar te paratë dhe te sponsorët, po harrojmë atë që është në themel të këtij sporti, atmosferën që krijohet në tribuna.

Na duhen familje që shijojnë futbollin, orare të ndeshjeve të cilat i përshtaten spekatorëve. Futbolli ka ndryshuar shumë prej momentit kur unë kam nisur të luaj”, u shpreh Raul Garcia.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...