Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtarizohen dy afrime dhe dy rinovime, Vllaznia vijon kompletimin e ekipit

Vllaznia vijon punë për të kompletuar ekipin për sezonin e ri, ndërsa prej disa ditësh stafi teknik me në krye trajnerët Brdaric e Plori, po vijojnë përgatitjet në fushë, për të qenë në formë sa më të mirë për javën e parë të kampionatit.

Kështu ditën e sotme klubi shkodran ka shtuar në organikë edhe 4 futbollistë të tjerë, duke nisur nga porta, ku ka gjetur pasuesin e Alen Sherrit të larguar drejt Laçit.

Kështu katërkëndëshin e shkodranëve për sezonin e ardhshëm do ta mbrojë portieri malazez Bojan Zogoviç, 31-vjeçar i rritur te të rinjtë e Crvena Zvezdës dhe që në karrierën e tij numëron disa eksperienca me klube të ndryshme serbe e malazeze, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Zirës në Azerbajxhan.

Gjithashtu firmën mbi kontratë ka hedhur edhe mbrojtësi Enes Isufi, i cili u rikthye te kuqeblutë pas një eksperience te Luftëtari i Gjirokastrës. Mbrojtësi 20-vjeçar është rritur te Vllaznia dhe ishte pjesë e skuadrës edhe në miqësoren e djeshme ndaj Teutës, ku shënoi edhe autogolin që vendosi ndeshjen, ndërsa sot zyrtarisht k firmosur kontratën që e bën pjesë të shkodranëve.

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar gjithashtu se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe me dy mesfushorët shkodranë, Behar Ramadani dhe Florind Bardulla, të cilët kanë firmosur dhe janë vënë menjëherë nën urdhrat e Brdariç.

Merkatoja për shkodranët nuk është mbyllur ende, pasi drejtuesit po punojnë për të tjera përforcime, veçanërisht në repartin e sulmit, ku nuk ka asnjë “pykë” të mirëfilltë në dispozicion të trajnerëve.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...