Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

22 vite diferencë, Modric dhe Yamal vendosën dy rekorde speciale në El Clasico

Real Madrid triumfoi në El Clasicon e parë të sezonit dhe këtë e bëri në mënyrën më spektakolare teksa mposhti në transfertë Barcelonën me shifrat 1-2. E gjithë vëmendja edhe njëherë iu dedikua Jude Bellingham, njeriut të momentit te “Galaktikët”. Britaniku shënoi një dygolësh për të zhvlerësuar golin e Gundogan dhe duke i dhuruar kështu tre pikët e radhës “Los Blancos”.

Megjithatë, El Clasico, përveç autorëve të golave që morën qendrën e vëmendjes pati edhe protagonistë të tjerë. Madje, nga ata që vendosën rekord. Fjala është për Luka Modric dhe Lamine Yamal. Kroati u aktivizua në minutën e 63-të nga Carlo Ancelotti dhe në moshën 38 vjeç e 47 ditë, u shndërrua në lojtarin më të vjetër që luan një El Clasico.

Lexo edhe: 

Nga ana tjetër, krejt e kundërta ndodhi për Yamal. Sulmuesi, në moshën 16 vjeç e 106 ditë u shndërrua në lojtarin më të ri që aktivizohet në një El Clasico. Mes dyshes ka plot 22 vite diferencë, por futbolli i bëri bashkë dhe e deshi që në një El Clasico të merrnin edhe ata një tjetër lloj të vëmendjes duke vendosur dy rekorde speciale.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...