Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Orë vendimtare për Milinkoviç, pritet ‘furtunë’ te Kukësi

Atmosferë e rënduar te Kukësi. E vështirë për t’u kapërdira humbja turpëruese me Lushnjën, që mban me valixhe në duar trajnerin serb, ndwrsa pritet të vendoset gjithçka në një takim me presidentin Gjici.

Numri një i klubit ka zbritur menjëherë pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes ku ka patur një takim shumë të tensionuar me lojtarët, ndërkohë që trajneri Milinkoviç dhe stafi teknik kanë qëndruar jashtë me numrin 1 të klubit që u është drejtuar me tone të larta futbollistëve për atë paraqitje të papranueshme ndaj skuadrës së fundit të klasifikimit.

Furtuna te kampionët duket shumë pranë, madje e paevitueshme, ndërkohë që nga ora në orë pritet të zyrtarizohet fati i trajnerit. Milinkoviç i cili pritet t’i komunikojë Gjicit dorëheqjen, vështirë se mund të shpëtojë këtë here, me 3 disfata në 4 ndeshjet e fundit, vetëm 6 pikë në 6 takimet e fundit, janë padyshim një rendiment katastrofik për një skuadër që e nisi sezonin me synimin për të fituar gjithçka dhe në gjysmë të kampionatit shfaqet praktikisht e dorëzuar në luftën për titull.

Milinkoviç po dështon objektiv pas objektivi dhe trajneri ka pranuar se nuk ka arritur të transmetojë në skuadër idetë e tij. Për Kukësin janë orë vendimtare dhe topi ka ngecur në fushën e Gjicit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...